Covid-19/Agron Shehaj: Qeveria të japë urgjent pagat e njerëzve, ndryshe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë një paralajmërim të frikshëm lidhur me pasojat që mund të sjellë koronavirusi në ekonomi.

Ai ka ngritur alarmin sa i përket shumë aktivitete ekonomike që janë bllokuar për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehaj thekson se nëse qeveria nuk paguan urgjent pagat e qytetarëve, të cilët qëndrojnë të izoluar në shtëpi, vendi rrezikon kaos.

Sipas tij, gjendja e rrezikut nga koronavirusi dhe e paralizës ekonomike do të zgjasë të paktën dy muaj dhe me gjasë, më shumë.

Postimi i Agron Shehajt:

Pagesa direkte e rrogave nga qeveria, të paktën në masën 70% për të gjithë ata që kanë ndërprerë punën për shkak të krizës, është detyrim njerëzor por edhe garanci për sigurinë kombëtare.

Gjendja e rrezikut nga koronavirusi dhe paralizës ekonomike do të zgjasë të paktën dy muaj dhe me gjasë, më shumë. Çdo ditë që kalon e rëndon më shumë gjendjen ekonomike dhe psikologjike të njerëzve.

Qeveria nuk mund t’i gënjejë dot njerëzit duke bërë sikur ju jep mbështetje. Nëse ajo nuk reagon menjëherë duke e bërë fakt pagesën minimale për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë periudhë, ajo do të ndeshet me kaos dhe reagime problematike. Kjo nuk është shaka! Kjo është emergjencë njerëzore që mund të kthehet në emergjencë të sigurisë.

Qeveria duhet gjithashtu të mbështesë direkt me garanci apo hua të githa bizneset kritike për zinxhrin e furnizmit të popullatës me ushqime, ilaçe dhe mallra bazike. Është momenti për një plan emergjence kombëtare. Situata precipton më shpejt se sa ngathtësia e qeverisë. Duhet reagim tani:

Lexo edhe :  Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

1-pagesë rrogash

2-hua e menjëhershme për bizneset strategjike!

Të fundit

Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

Qershitë mund të jenë gjithashtu strehë për mysafirë të paftuar – larva të bardha. A mund të dëmtojë shëndetin...

Psikologu paralajmëron prindërit/ Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Psikologu i njohur nga Kosova, Visar Sadiku ka bërë një reagim në Facebook, duke u dhënë një paralajmërim prindërve për lodrat La Bubu. Ai u...

Ana e errët e lëvizjes studentore serbe

Nga Enver Robelli Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung kritikon ashpër fjalimet në tubimin e fundit të studentëve dhe opozitës serbe në Beograd. Protestat kundër regjimit autoritar...

U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit (Foto)

Autoritetet shqiptare kanë nisur një mega-operacion sot, duke arrestuar figura kyçe në skemat e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”. Ndër 14 urdhërarreste të lëshuara,...

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Rrugën e Arbrit pasditen e së enjtes. Sipas të dhënave mjeti i...

Lajme të tjera

Web TV