Cilat janë racat e rrezikshme të qenve që ndalohen në Europë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten, kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi se qeveria e tij ka marrë vendimin që të ndalojë racën e qenve American XL Bully deri në fund të vitit, pas një numri të lartë të sulmeve të këtyre qenve kundrejt njerëzve.

American XL Bully është një racë relativisht e re, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara në vitet 1980. Fillimisht ishte një përzierje midis American Pitbull Terrier me American Staffordshire Terrier, por tani përfshin edhe raca të tjera për të krijuar një qen ultramuskuloz.

Kjo racë njihet për pamjen e fuqishme dhe mund të peshojë deri në 60 kg. Këta qen janë të paligjshëm në Francë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe; ndërsa në vende të tjera, duke përfshirë Irlandën, ekzistojnë rregulla strikte që duhet të mbyllen dhe të mbahen me litarë të shkurtër kur janë në publik. Në Mbretërinë e Bashkuar janë ndaluar edhe katër raca të tjera – Pitbull Terrier, Japanese Tosa, Dogo Argentino dhe Fila Brasileiro.

Qeni më i ndaluar në Europë është pitbulli. I njohur si vrasësi kryesor i fëmijëve nga të gjithë qentë, ky qen është i ndaluar ose ka kufizime për mbajtjen e tij në shtete si Danimarkë, Francë, Gjermani, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Spanjë, Zvicër dhe Turqi.

Japanese Tosa konsiderohet gjithashtu qen i rrezikshëm dhe është i ndaluar në disa vende europiane për shkak të natyrës së tij. Austria, Danimarka, Franca, Islanda, Rumania, Malta, Norvegjia dhe Turqia kanë ndalime ose kufizime ligjore për këtë racë qensh.

Dogo Argentino nuk mund të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar pa autorizim nga qeveria, ndërsa shtete si Danimarka, Norvegjia, Islanda dhe Turqia kanë rregulla që kufizojnë pronësinë e kësaj race.

Lexo edhe :  Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit

Fila Brasileiro është një racë braziliane, e njohur prej shekujsh për sjellet agresive, ndalohet gjithashtu në disa vende europiane.

Qen të tjerë që përfshihen në kategorinë e qenve të rrezikshëm dhe janë ndaluar ose ka kufizime për mbajtjen e tyre janë: Rottweiler, Alabai, Kangal, Caucasian Shepherd Dog,Tornjak, Tosa Inu, Yugoslavian Shepherd Dog etj.

Në Shqipëri nuk ka ndonjë racë të ndaluar, por më parë është diskutuar ndalimi i mbajtjes së pitbullit./E.Ç

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV