Çfarë po ndodh? Në këtë vend vjeshta rrit numrin e të infektuarve me COVID

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani para vjeshtës dhe dimrit kur pritej një valë e re.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner dhe Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius anuluan takimet e tyre këtë javë pasi ishin infektuar me COVID-19, shkruan dpa.

Presidenti në detyrë i Institutit Robert Koch (RKI), Lars Schaade, tha të hënën se ata kanë vënë re një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë coronavirusin.

Për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit, nuk ka rregulla mbrojtëse si izolimi, mbajtja e distancës apo mbajtja e detyrueshme e maskave.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha gjithashtu se një numër i madh i rasteve të infektimit me virus mund të priten sërish gjatë vjeshtës, por edhe se ka imunitet të gjerë në popullatë.

Sidoqoftë, Lauterbach bëri thirrje për vaksinimin e rekomanduar shtesë. “Infeksioni COVID-19 nuk është një ftohje, nuk është një gjë e vogël”, tha ai. Personat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të konstatuara duhet të zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e tyre dhe të “freskojnë” mbrojtjen me vaksinim.

Ministri i Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch kanë rekomanduar mbajtjen vullnetare të maskave në situata të caktuara. Gazeta Frankfurter Rundschau shkruan se vala e infeksioneve është jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit kur temperaturat e ajrit janë në nivelet e verës.

Në të gjithë Gjermaninë, numri i rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë është nëntë. Administrata e Spitalit Universitar në Frankfurt u ka dhënë një “rekomandim urgjent” punonjësve që të mbajnë maska në fytyrë, sipas Jurgen Graf, drejtor mjekësor dhe kryetar i bordit.

Jo vetëm për shkak të coronavirusit, por në përgjithësi si “masa parandaluese ndaj infeksioneve sezonale”.

Maska është rikthyer edhe në rrugë. Në transportin publik lokal ose në supermarket, personat me maska mbrojtëse sërish mund të shihen./   S.M

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV