Balla takim me strukturat e Policisë: Lista me personat më të kërkuar të çmontohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës pas megaoperacionit “Tempulli” që çoi në pranga 233 shpërndarës droge si dhe u bë e mundur goditja e 23 rrjeteve kriminale.

Balla thekson se operacione të tilla janë një tregues domethënës për angazhimin e Policisë së Shtetit kundër çdo veprimtarie të paligjshme.

“Kemi arritur të japim goditjen e parë të madhe, edhe pse është një punë që është zhvilluar muaj pas muaji, vit pas viti, por e vërteta është që operacioni kombëtar “Tempulli” është një prej atyre goditjeve që bën krenar secilin prej anëtarëve të organizatës së Policisë së Shtetit.

Gjej rastin të falenderoj sot jo vetëm strukturat e Policisë së Shtetit, por edhe prokurorët dhe gjyqtarët të cilët bashkëpunuan me Policinë e Shtetit gjatë këtij operacioni, i cili vazhdon.

Besoj se Policia e Shtetit ka marrë vlerësim tejet pozitiv nga publiku për këtë goditje. Ky është një tregues domethënës për seriozitetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit kundër çdo veprimtarie të paligjshme.

Ky operacion ka shënuar një prej momenteve me të suksesshme të punës hetimore të strukturave të policisë”.

Gjithashtu Balla ka nënvizuar edhe njëherë rëndësinë që ka krijimi i një perimetri sigurie përrreth shkollave si dhe ka deklaruar se policia do të veprojë ndaj çdo lloj veprimtarie antiligjore dhe kriminale.

“E ndërsa bëhet pak më shumë se një javë nga fillimi i vitit shkollor, ku prezantuam Paketën e Sigurisë në shkolla, e cila ka në themelin e vet krijimin e një perimetri sigurie përrreth shkollave, policia po godet ashpër me të gjithë forcën e ligjit, çdo lloj veprimtarie antiligjore dhe kriminale”.

Balla ka deklaruar se duhet më shumë punë për të identifikuar personat në kërkim si dhe shprehet se do të ketë bashkëpunim me Europolin dhe Interpolin.

Lexo edhe :  Gazbardhët, zorra që duhet lënë jashtë Kuvendit!

“Kemi tashmë një listë prioritetesh ose siç i themi ‘më të kërkuarit’, për të cilët mezi pres që ajo listë të çmontohet një e nga një duke bashkëvepruar këtu jo vetëm brenda për brenda hapësirës sonë me të gjitha organet e tjera ligjzbatuese, por do të rrisim bashkëpunimin me Europolin dhe me Interpolin.

Shumë shpejt do të jemi në selinë qendrore të Interpolit, pikërisht për të hapur një kapitull të ri dhe për të identifikuar të gjithë të kërkuarit shqiptarë nëpër botë.

Dhe po ashtu besoj se jeni informuar që ne do të organizojmë në Shqipëri për herë të parë edhe Konferencën Europiane të Interpolit dhe kjo vjen edhe si një vlerësim për punën dhe arritjet e Policisë së Shtetit Shqiptar”, ka deklaruar Balla. /   S.M

Të fundit

Princ Leka shpreh hapur mbështetjen për banorin e “Big Brother VIP 4”

Princ Leka Zogu II, ka shprehur hapur mbështetje për një prej konkurrentëve të këtij edicioni, Gjestin, i cili sapo...

Tirana, qyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një banese

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës...

Arrin nivelin më të lartë në dy vite, dollari “mposht” valutat e tjera

Dollari arriti të hënën nivelin më të lartë të dy viteve kundrejt monedhave kryesore. Monedha amerikane arriti kulmin në 110.08 duke zgjatur rritjen e...

Bardhi: Unë ndryshe nga Berisha, nuk e quaj SPAK “organizatë kriminale”!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri një “lumë” akuzash ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Shkak për akuzat e Bardhit ishte mbyllja...

Zuckerberg, Musk, përgjigjuni: Në lidhje me skandalin e abuzimit të fëmijëve në internet?

Susanna Rustin   Dy gjëra në dukje kontradiktore janë të vërteta. Ishte e tmerrshme që axhenda e politikës së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar të rrëmbehej...

Lajme të tjera

Web TV