“Ultimatumi” i Celibashit: Kuvendi brenda dhjetorit t’i japë zgjidhje çështjes së votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë brenda dhjetorit duhet t’i japë zgjidhje çështjes së votimit të emigrantëve.

Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se Kuvendi e ka detyrim kushtetues dhe duhet të vendosë mbi këtë çështje.

“Mbetet detyrim i Kuvendit që tejet çdo diskutimi që mund të ketë secili prej nesh për sistemin zgjedhor, është detyrim kushtetues që brenda dhjetorit të këtij viti duhet t’i japë zgjidhje çështjes së votimi nga jashtë.

Do të duhet të vendosë me atë të drejtën e vetë që ka Kuvendi dhe partitë politike për të disponuar mbi këtë çështje.

Duhet të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sikurse edhe vendimin Kushtetueses që ka shfuqizuar disa paragrafë të dispozitave të Kodit Zgjedhor që lidhen me llogaritjen e mandateve dhe votën preferenciale.

Mendoj se këtë e ka detyrim kushtetues kuvendi, për të tjerat është çështje e politikës, të vullnetit të aktorëve politikë.

Mos zbatimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është se sjell ndonjë sanksion, është moral sanksioni”, tha kreu i KQZ./   S.M

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV