Ndaj ndërtesës së ambasadës të SHBA-së në Bejrut është hapur zjarr nga persona ende të pa identifikuar. Sipas lajmeve në median e Libanit, një sulm i armatosur është kryer ndaj ndërtesës së ambasadës amerikane në Bejrut, e cila ndodhet në veri të kryeqytetit.
Si pasojë e zjarrit të hapur nga jashtë, disa plumba goditën derën kryesore të ndërtesës dhe automjetet që ndodheshin në parking përpara.
Deri më tani nuk bëhet e ditur se me çfarë lloj arme është kryer sulmi dhe nëse ka apo jo humbje jete ose të plagosur.
![](https://secure-ds.serving-sys.com/BurstingCachedScripts//Res/blank_1X1.gif)
Ndërkohë, nga ambasada nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me sulmin. Thuhet se ngjarja ka përkuar me 39-vjetorin e sulmit të kryer me autobombë ndaj ndërtesës së ambasadës së SHBA-së më 20 shtator të vitit 1984.