Rusia nis sulmet me raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania shtetërore e energjisë së Ukrainë, Ukrenergo deklaroi se sulmet me raketa të Rusisë gjatë natës shkaktuan dëme në objektet e energjisë në rajonet perëndimore dhe qendrore në vend.

Ukrenergo tha se ishte hera e parë që Rusia kishte nisur sulme në infrastrukturën e energjisë elektrike në gjashtë muaj, shkruan CNN.

Sulmet vijnë ndërsa Ukraina përgatitet për muajt e dimrit. Vitin e kaluar, Rusia filloi një seri sulmesh intensive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në tetor.

“Për shkak të pasojave të sulmit, pati ndërprerje të pjesshme në rajonet Rivne, Zhytomyr, Kiev, Dniproptrovsk dhe Kharkiv. Furnizimi me energji elektrike po rikthehet për konsumatorët,” tha Ukrenergo.

“Për shkak të armiqësive dhe arsyeve të tjera, 398 vendbanime mbeten pa energji elektrike që nga mëngjesi”, thuhej më tej në deklaratën e kompanisë shtetërore të energjisë në Ukrainë./I.S

Të fundit

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Lajme të tjera

Web TV