‘Bild’: Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo ishte një deklaratë e qartë nga shefi! Dhe sërish kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i rezistoi dot një goditjeje ndaj Rusisë.., shkruan në një artikull Karen Von Guttenberg të botuar në të përditshmen gjermane “Bild”.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dje në Nju Jork, pati ankesa nga ambasadori rus në OKB, Wasili Nebensja që në fillim të samitit.

Atij nuk i pëlqeu fakti që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i pari që foli pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, njësoj si vitin e kaluar.

Kjo, sipas mendimit të tij, do ta kthente seancën në një “stand-up show”, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së…

Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua nga kjo.

Ai i bëri një goditje tjetër Rusisë me qetësi dhe vendosmëri: “Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së”.

Edi Rama njihet si mendjemprehtë dhe me humor, siç e demonstroi së fundmi me një shaka të keqe ndaj Putinit, në një konferencë ndërkombëtare.

Edhe kësaj radhe, nga dhoma u dëgjuan të qeshura dhe nënqeshje, përpara se kreu i qeverisë shqiptare të mbyllte me besim dhe gjakftohtësi tërbimin e Wasili Nebensja me një fjali: “Ka një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord: ju jepini fund luftës dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë. Kaq e thjeshtë është…”.

Lexo edhe :  50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara u takua në samitin vjetor të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht luftës brutale të agresionit kundër Ukrainës, Rusia ka ende të drejtën e vetos./I.S

Të fundit

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij....

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Lajme të tjera

Web TV