Pamjet virale: Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË-Një video ku shfaqen një grup grup vajzash adoleshente duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve po bëhet virale.

Në një moment në pamjet e publikuara nga JOQ njëra prej vajzave nuk është ndjerë mirë kur e ka konsumuar pasi shihet teksa bie në tokë si pasojë e substancës së fortë që përmban ky lloj gazi.

Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.

Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të  vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë. Adoleshentet janë janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa ende nuk dihet vendi ku ndodhen dhe koha kur është kapur ky moment./I.S

Të fundit

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe...

“Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton...

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë/ Numër i lartë prenotimesh edhe gjatë vjeshtës

Turistët e huaj po vazhdojnë të shfaqin interes për të vizituar Shqipërinë edhe përtej sezonit veror. “Vjeshta dhe pranvera janë dy periudhat kur funksionon më...

Portugali/ Trami del nga shinat, 3 të vdekur në Lisbonë

Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas. Aksidenti ka...

Macron i padëshiruar në Tel Aviv, Netanyahu e refuzon

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer Habib, një ish-deputet francez me...

Lajme të tjera

Web TV