Me lot në sy, nëna britanike tregon se Covid-19 nuk është thjesht një grip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë britanike ka xhiruar një video ku iu lutet njerëzve të ndalojnë së qeni egoista dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Marcela Diaz Young filmoi kërkesën e saj në një video pesë-minutëshe që njerëzit të ndihmojnë në mbajtjen e të tjerëve të sigurt dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, i cili tani ka vrarë 335 britanikë dhe ka infektuar më shumë se 6.600 të tjerë.

Ajo thotë: “Unë dua t’u them të gjithëve – ju lutem, rri në shtëpi. Ju lutem, ju lutemi, respektoni karantinën”.

“Kjo është shumë, shumë serioze. Njerëzit me shumë probleme shëndetësore mund të vdesin, andaj mos u bëni egoist. Mendoni për njerëzit në rrezik”.

Marcela, që besohet se është nga Londra, kollitet ndërsa thotë kërkesën e saj. Ajo detajon simptomat e saj të zymta.

“Kam pasur një javë të vërtetë, vërtet të keqe javën e kaluar. Unë ende përpiqem të marr frymë”, shton ajo.

“Të gjithë thonë” nuk do të vdesësh Marcela. “Unë nuk do të vdes, e di këtë, por ne po infektojmë njerëz që rrezikojnë vërtetë të vdesin”.

“Java e kaluar për mua ishte një javë kaq e tmerrshme. Është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë. Ju nuk mund të merrni dot frymë lirshëm”.

“Unë jam e frikësuar, shumë e frikësuar. Trupi im po lufton”.

Ajo shtoi: “Mendova se kjo nuk do të ndodhte me mua. Mendova se do të ishte grip normal – ky nuk është grip normal”./Mirror

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV