MPJ e Kosovës kërkon reagim ndërkombëtar! Akuza Serbisë për sulm ndaj sovranitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për rastin tragjik në Veri, ku ka mbetur një polic i vrarë, një i plagosur dhe një i lënduar.

Në një postim në platformën “X”, MPJ ka thënë se riafirmojnë angazhimin për të mbështetur sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë.

Ndërsa kanë shtuar se mbështetja e Serbisë për dhunën dhe terrorizmin paraqet shkelje flagrante të sigurisë kombëtare dhe ligjeve.

“Teksa jemi të pikëlluar për humbjen e policit tonë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Mbështetja e dhunës dhe terrorizmit nga Serbia paraqet një shkelje flagrante të sigurisë tonë kombëtare dhe ligjeve, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare.”

MPJ u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë sulmet e sotme.

“Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë që të dënojnë sulmet e sotme terroriste dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon në termat më të fortë të mundshëm.”/E.T

Të fundit

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Lajme të tjera

Web TV