Sot ditë zie në Kosovë, Rama: Përulje për efektivin që dha jetën në krye të detyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke përkujtuar efektivin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb në veri të vendit. I plagosur mbeti edhe një efektiv tjetër, që ndodhet jashtë rrezikut.

“Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar kreu i qeverisë.

Kosova e ka shpallur të hënën një ditë zie kombëtare në nderim të policit të vrarë. Presidentja e Kosovës, Vjosa e Osmani njoftoi një ditë më parë:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”./I.S

Të fundit

Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit!

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka njoftuar një dhurim historik prej 200 miliardë dollarësh për të luftuar varfërinë dhe...

A e bëri “magjinë” edhe në Shqipëri Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, ka komentuar drejtuesin politik amerikan të fushatës së tij, Chris...

Ndahet nga jeta regjisori i ‘Fifty Shades’, humb betejën me sëmundjen e rëndë

James Foley, regjisor i filmave përfshirë “Glengarry Glen Ross”, “At Close Range” dhe “Fear”, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Los...

PD mbyll sot fushatën/ Berisha mesazh diasporës: Më 11 maj ejani votoni në Shqipëri!

Partia Demokratike përmbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, ka dërguar një mesazh të fortë drejtuar...

Vendi i parë në botë që ka më shumë DELE se njerëz!

Numri i madh i deleve në Zelandën e Re, krahasuar me popullsinë e pakët njerëzore të vendit, ka qenë prej kohësh objekt shakash. Vendi...

Lajme të tjera

Web TV