Humbja në Kukës, Gjekmarkaj: Qytetarët nuk na votojnë me këto alternativa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është shrehur i keqardhur për humbjen e thellë të demokratëve në Bashkinë e Kukësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjekmarkaj shprehet se jo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur.

Sipas Gjekmarkajt, qytetarët nuk do votojnë opozitën me alternativat që shfaqen sot dhe me llojin e opozitarizmit që po kryhet.

“Keqardhje per humbjen e thellë të demokrateve në Kukes të cilet kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktoret opozitarë duhet  të mendojnë per pergjeqësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë. Prej kohesh kam insistuar në faktin që shoqeria nuk vjen tek ne me këtë lloj opozitarizmi që bëjmë sot dhe alternative pushteti që shfaqim para tyre për neser. Kush i shmanget ketij realiteti deshiron që ky realitet të perjetesohet. Nuk e zgjidh problemin kerkimi i fajit tek tjetri  duke perjashtuar veten.Vetëviktimizimi i perhershem tek e fundit është semundje mendore ose hipokrizi. Të gjithë jemi fajtor por fajtori  më i madh është ai ose ata që nuk e pranojnë fajësinë. Persa me perket mua ndjesë demokrateve duke ju garantur që nuk do resht së thëni të verteten edhe kur ajo djeg”, shkruan Gjekmarkaj./I.S

Të fundit

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë? Flasin ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por...

Zjarr i madh në pyjet e Darëzezës, raportimet e fundit

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi...

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj të futbollit, dhe një nga...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Lajme të tjera

Web TV