Arrestohet avokati i Bashkisë Kukës, zbulohet arsyeja e fortë (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin me iniciale A. C., me profesion avokat.

Ndalimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dyshohet se më datë 05.03.2021, kohë kur avokati ka qenë punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme./   S.M

Të fundit

Rinumërimi, asnjë ndryshim për PD/ Çupi: Misioni i Berishës, shkatërrimi i Shqipërisë

Analisti Frrok Çupi komentoi rinumërimin e votave që duket se nuk ka ndryshuar asnjë rezultat. Kjo e pranuar edhe...

“Hitleri i ri i Lindjes së Mesme”/ Deklarata e Bin Salman që nënshkroi fatin e një rajoni

Në nëntor të vitit 2017, zhurmë e madhe mediatike përshkroi gjithë botën, pas një deklarate që Princi saudit i Kurorës, Mohammed Bin Salman, kishte...

Trump jep urdhër, TikTok mbetet hapur edhe për 90 ditë në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar të enjten një dekret ekzekutiv që zgjat afatin e funksionimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara edhe për...

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut. Nga dokumentet e gjykatës së...

Merz telefonon Netanyahun, i kërkon “të ulë dorën” me sulmet ndaj Iranit

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës Merz ka bërë thirrje për përmbajtje në...

Lajme të tjera

Web TV