“64 vite martesë”, ish-presidenti Napoletano dhe historia e dashurisë me gruan Clio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të martë, në ceremoninë shtetërore të funeralit të Presidentit të 11-të të Italisë ishte edhe bashkëshortja 88-vjeçare e Giorgio Napolitanos- Clio.

Për gruan që tani qëndronte mbi një karrocë me rrota, Giorgo Napoletano ka folur për herë të fundit në vitin 2016.

“Unë jam një monogamist i pabindur”, e cilësoi Giorgio Napolitano veten e tij në një intervistë me Maurizio Costanzon në tetor të vitit 2016, pothuajse dy vjet pasi u largua përgjithmonë nga Quirinale.

Teksa fliste për gruan me të cilën jetoi për 64 vite, ai rrëfente se e kishte njohur në Napoli dhe u fejuan në Romë. “Takoheshim shumë në restorant, aq sa ajo më tha se isha i uritur…jo i dashuruar”, kujtoi Napoletano asokohe.

Fotoja e fundit publike e Giorgio dhe Clio Napolitanos së bashku daton në 14 janar 2015, ditën kur ata zbritën nga kodra më e lartë në Romë për t’u kthyer në shtëpi, në lagjen Monti.  Clio, njihet si një ish-Zonjë e Parë gjithmonë alergjike ndaj ceremonive në 9 vitet që kaloi përkrah Presidentit të njëmbëdhjetë të Republikës.

Zonja Napolitano ka qenë juriste e Lidhjes së Kooperativave deri në vitin 1992. Ata të dy u takuan në vitin 1959 në Romë, ku ajo ishte zhvendosur nga provinca e Ankonës për t’u trajnuar në një firmë ligjore dhe Napolitano ishte një udhëheqësi i ri premtues PCI.

Ata u martuan me një ceremoni civile në Romë pas disa muajsh fejesë dhe shkuan të jetonin në Napoli. Ajo, e bija e dy komunistëve të arrestuar nga fashizmi që e ngjizën gjatë izolimit politik në Ponza. Clio u quajt kështu sepse në ishullin e të izoluarve ishte një komunist grek që kishte një vajzë me atë emër.

Lexo edhe :  Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Çifti Giorgio-Clio u zhvendos në Romë në vitin 1966, kur Napolitano, i cili tashmë ishte deputet që nga viti 1953, u thirr në drejtimin kombëtar të partisë në Botteghe Oscure. Ata shkuan të jetonin në apartamentin në Monti, i njëjti ku do të kthehen pas largimit nga Quirinale.

Ata kishin dy djem, Giovanni dhe Giulio. Një çift i pandashëm, ata gjithmonë kanë pushuar së bashku në Luginën e Pusterias dhe veçanërisht në Stromboli./e.t

Të fundit

UFC në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump jep njoftimin e shumëpritur

Donald Trump ka njoftuar mbajtjen e një eventi të UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2026,...

“Ç’borxh i kanë banorët e Thethit?” Prokuroria Shkodër reagon pas deklaratave të Ramës

Prokuroria e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të kryeministrit Edi Rama kundrejt prokurores së këtij institucioni, Elsa Gjeli, lidhur me disa objekte ndërtimi...

Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër! “Na ofrojnë dyqane me 5 mijë euro metri”

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sot përpara Bashkisë, pas një njoftimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman që u kërkon të lirojnë tregun brenda dy...

“20 vjet në zyra, asnjë shërbim qytetarëve”. Rama e ka seriozisht me Vlorën

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve...

Skuadrat shqiptare në Kupat e Europës: Kujdes euforinë!

Nga ERVIN BAKU Nesër, e Martë, 8 Korrik dhe të Enjten, 10 Korrik,  skuadrat shqiptare debutojnë në Kupat e Europës së UEFA-s, sezoni 2025-2026. Shorti,...

Lajme të tjera

Web TV