Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me një shënim në rrjetin social “Facebook”, Kurti thekson se Vuçiç ka deklaruar se Milan Radojçiçi, i sanksionuari nga SHBA-ja, “do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.

Sipas Kurtit, presidenti serb dëshironte ta shndërronte Manastirin e Banjskës në “Kullë të Jasharëve” për serbët e Kosovës.

Shefi i qeverisë së Kosovës Vuçiçin e cilëson një diktator, i cili nuk e kupton historinë dhe se “epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen dhe as fabrikohen”.

“Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, serbët në Kosovë, kanë nevojë urgjente për çlirim nga veglat terroriste të Serbisë.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, shtoi ai.

Në përplasjen e armatosur të dielën, një efektiv i Policisë së Kosovës humbi jetën dhe dy të tjerë u lënduan.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmuesve serbë, Policia e Kosovës ekzekutoi katër përfaqësues të këtij grupi të armatosur, ndërsa sekuestroi edhe një arsenal të madh armësh në Banjskë të Zveçanit./e.t

Të fundit

Kina prodhon baterinë bërthamore që mund të fuqizojë armët e shkatërrimit për 50 vjet

Në një përparim teknologjik që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të SHBA-së , një kompani kineze ka filluar prodhimin...

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e...

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë/ Policia e përgënjeshtron

Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim...

Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të fushatës elektorale për...

Lajme të tjera

Web TV