Si po ecën censi i popullsisë? Ja si përgjigjet drejtoresha e INSTAT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Censi për popullsinë dhe banesat ka nisur prej 10 ditësh tanimë, e duket se çdo gjë po shkon ashtu si duhet, por jo për kreum e Partisë Bashikimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili ka dalë në një konferencë dhe ka akuzuar INSTAT se po manipulon të dhënat me minoritet.

E ftuar në edicionin “Special Report”, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli është shprehur se deri më tani ata nuk kanë hasur asnjë problematikë të tillë.

Problematikat më të cilat ata janë hasur nëse mund të quhen të tilla, janë kërkesat e qytetarëve për të lënë orare për plotësimin e formularit.

“Un mundet të informoj që deri më tani, të paktën 10 ditët e para, nuk kemi hasur asnjë problematike e qenësishme, që duhet një problematike e këtij ninveli.

Ne kemi një monitorim të vazhdueshëm ditor, pasi i gjithë stafi është i angazhuar për ta kryer këtë proces me rregullsi.

Kërkojmë etik komunikimi, cilësi ne plotësimin e pyetësorit, të gjitha pyetjet duhet t’i drejtohen qytetarëve, në mënyrë që të kemi një proces sa më të suksesshëm.

Ne kemi ngritur një qendër, për marrjen dhe kthyerjen e përgjigjeve të qytetarëve në numrin jeshil që është falas, që mund të kenë probleme të ndryshme.

Qendra është hapur nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Telefonohet falas dhe janë gati për t’u përgjigjur 3 operatorë dhe problematika të tilla nuk na janë ngritur nga asnjë qytetar. Shqetësimet e tyre kanë qenë të tipit “ajde na intervistoni, sepse do lëvizim”, ose që lënë orar.

Problematikat e deritanishme, janë të kësaj natyre deri më tani, në të gjithë territorin e vendit.

Anketuesit janë të mirëtrajnuar që çdo pyetje duhet të bëhet, pavarësisht se është opsionale përgjigja.

Lexo edhe :  “Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Në tablet sistemi detyron anketuesin që të kryej pyetjen, pasi nuk kalon në pyetjen e radhës dhe më pas anketuesi duhet të tregojë tabletin për të qenë i sigurtë për përgjigjet dhe më pas vazhdon në pyetjen e radhës.

Këto përgjigje  ngrijnë dhe nuk mund të kthehet pas” tha Dhuli.

Dhuli theksoi po ashtu se ky proces është i sigurtë pasi është i ndërtuar mbi baza ligjore.

“I gjithë procesi është i ndërtuar mbi një bazë ligjore, në të cilën institucioni siguron të gjithë qytetarët për mbarëvajtjen e procesit dhe ruajtjen e  të dhënave personale,” shtoi ai.

Duke u rikthyer të problematika që shtroi Dule sot, sa i përket zonave minoritare, Dhuli shtoi se anketuesit janë udhëzuar që të ndjekin dhe respektojnë pyetësorin, pavarësisht zonës që i përket, e po ashtu anketuesit janë banorë të zonave të tyre.

“Të gjithë anketuesit janë udhëzuar që të ndjekin dhe respektojnë pyetësorin, pavarësisht zonës që i përket, pa bërë asnjë dallim.

Anketuesit janë zgjedhur nga vetë zonat ku banojnë, pra janë banorë të zonave të tyre” tha Dhuli./   S.M

Të fundit

“Ma ka mbyll derën baba”, Sula: Berisha, makinë e vjetër!

Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të...

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull. Të vetmet pamje deri...

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë...

Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Pirro Dima dhe Afërdita Skafida pagëzuan vajzën e tyre të shtunën, më 31 maj. Çifti zgjodhi Faltoren e Shenjtë të Shën Marina Alykou për...

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të...

Lajme të tjera

Web TV