Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.  I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Haxhiu ishte kthyer në një “mit”, me lidhje shumë të fuqishme edhe me autoritetet.

“Laert Haxhiu ka patur lidhje shumë të forta. Nëse e lejon policin të ndajë para për kanabisin me këta, mos prit ta kapin. Ky nuk largohej nga Shqipëria. Përveç kohës pas covidit, kur u goditën dy njerëz të afërt të tij. Ky është bërë personazh shumë i rëndësishëm. Myzeqeja është prodhues kryesor bujqësor dhe ka biznese të jashtëzakonshme. Nuk funksionoje dot, nëse nuk kishte pikë kontakti. Nëse kishe emrin e këtij, merrje paprekshmërinë. Ai goditi dhe asgjësoi rrethin e Aldo Bares. Kush nuk largohej, i vendosnin eksplozivë dhe largoheshin. Gjithë kjo kohë e gjatë, qëndronte në kërkim. Ai u kthey në mit. Kur u kap në Greqi, u duk shumë e çuditshme. Pasqyra, apo grafia që na kanë dhënë sot, janë krime që kanë të gjithë gamën e kodit penal brenda”, deklaroi Hoxha./E.T

Të fundit

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Lajme të tjera

Web TV