E bujshme! Analisti zbulon shtetin ku është arratisur Arben Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arian Curri bëri një zbulim që askush nuk e priste dhe tregoi më shumë detaje mbi vendndodhjen e Arben Ahmetajt.

Curri, në emisionin “Top Story” në Top Channel, pretendoi se Ahmetaj ka fituar azil tashmë dhe jeton në një vilë luksoze në Lugano të Zvicrës.

Curri tha se të gjithë e dinë këtë zhvillim, por “duan të na bëjnë për budallenj”, ai tha se e di nga burime të sigurta që Ahmetaj ka fituar azil në Zvicër.

“Dje pyetën Dumanin për Arben Ahmetajn, dhe del kryeprokurori i SPAK e thotë nuk e di ku është, megjithatë do ketë surpriza.

Nëse neve ai na thotë, ku shkon dosja, se çfarë ka bërë Arben Ahmetaj, se sa kanë qenë biznesmenët dhe sa para i kanë dhënë Arben Ahmetajt, të cilët janë akoma të lirë, madje njëri më tha “ç`thua mo, unë s`jam jashtë, jam në filan vend, hajde të  pimë kafe” dhe del Dumani e thotë nuk di ku është Ahmetaj.

Por ja ta ndihmojmë, Arben Ahmetaj ka fituar azil politik në Lugano të Zvicrës.

Janë burime të mia të sigurta dhe shumë shpejt do zbulohet. Sigurisht dhe këta e dinë, por duan të na bëjnë për budallenj.

Madje Ahmetaj ka pasur dhe kohën e duhur, për të rregulluar banesën që është shumë dinjitoze për staturën e Ahmetajt.

Dhe ka qenë e gjitha një strategji e ndihmuar dhe nga brenda për të thënë që është në Angli.

Në Angli ishte shumë pak ose aspak sa për të zhvendosur vëmendjen.

Kështu që Drejtësia të mos bëjë lojëra fjalësh se Shqipëria është vend shumë i vogël dhe merret vesh çdo gjë,” tha Curri./  S.M

Të fundit

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin...

Lajme të tjera

Web TV