Antishqiptarët në krye të shtetit e kanë vendin në burg i shërbejnë Athinës dhe Beogradit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët dhe Shqipëria, në historinë e tyre të gjatë, kanë shpëtuar nga vitaliteti i etnisë së vet, me një histori heroike, si asnjë popull tjetër në botë.

Dhe ja çfarë ka thënë Gjergj Fishta me fjalimin e tij në Lidhjen e kombeve

Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë.

Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët.

E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :

“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.

Gjergj Fishta

I.

Dhe në fakt, kjo është historia e vërtetë e popullit shqiptar, derisa ai krijoi shtetin e vet të parë: Shqipërinë.

Por tani ka krijue edhe të vetin shtet të dytë: Kosovën.

E pra, po më tej, si do të ecet?

Shqiptarët kanë ende për të marrë, sepse, siç thotë Miss Durham: pushtimet e hueja… kanë kalue pa lanë gjurmë, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës.

Dhe ka edhe në Serbi ende toka të banuara me shqiptarë etnikë, edhe në Greqi, që është Çamëria  – e gjitha shqiptare.

Lexo edhe :  A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?

Por ka edhe në Mal të Zi.

E pra, procesi vijon…

II.

Dhe kjo është e vërteta që gëzojmë ne sot, pavarësisht të të shiturve që drejtojnë Shqipërinë.

Asgjë nuk do të  bëjnë dot këta të shitur, që shërbejnë kundër Shqipërisë për të fituar diçka, nga Beogradi, Athina dhe Moska, por që, pikërisht për këtë, tani po shkojnë drejt burgut.

Por, a jemi ne të sigurt për këtë?

Po… të gjithë do të shkojnë drejt burgut, se kanë shitur interesin kombëtar dhe kanë vjedhur shqiptarët e i kanë lënë në varfëri, në një kohë që, tani, rroga me e ulët, me ligj, duhej të ishte caktuar 1000 Euro, rroga e mesme 1600 Euro dhe ajo e larta 2500 Euro në muaj.

Por, këtu na duhet të pyesim?

Pse, kot na i ka formuar SPAK -un Amerika? Ja, kjo është prova e garancisë, dhe ky është shpëtimi ynë si popull.

Të fundit

Emër i njohur në Superiore, Tirana shënjestron ish-sulmuesin e Egnatias

Një emër i njohur mund të kthehet në Superiore gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi azer, Vusal Isgandarli, mund të...

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, policia njoftim të ri

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur...

Shkak rritja e konsumit/ KESH shpenzoi mbi 13 milionë euro për 2 javë energji elektrike

Mbi 13 milionë euro në vetëm dy javë. Kaq para ka shpenzuar KESH për të blerë energji elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur dy...

Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastasios është në gjendje të qëndrueshme

Media greke Protothema bën me dije se hierarku 95-vjeçar vazhdon të jetë i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në Njësinë e Kujdesit Intensiv (MΕΘ), ku...

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Gjykata Kushtetuese ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për drejtimin e këtij institucioni. Pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, kandidatët që kanë paraqitur interes...

Lajme të tjera

Web TV