Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë. Numri i të infektuarve dhe viktimave në këtë vend rritet me ritme të frikshme.
Brenda 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën 514 persona duke e çuar në Shifra 2696 numrin total të viktimave në këtë vend.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur 39,673, 2600 më shumë se një ditë më parë shkruajnë mediat spanjolle.
Numri më i madh i viktimave është regjistruar në kryeqytetin e vendit me 1535 viktima. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, pritet të kërkojë sot miratimin e parlamentit për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 11 prill, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Me një total prej 40,000 të infektuarish, 60 përqind janë meshkuj dhe janë pikërisht ata më të infektuarit.
Arsyeja e këtij hendeku, sipas ekspertëve dhe studimeve të ndryshme, mund të jetë sepse gratë kanë një reagim më të mirë ndaj viruseve. “Është një model që kemi parë në shumë infeksione virale që ndikojnë në sistemin e frymëmarrjes, ku burrat kanë rezultate më të këqija, ndërsa gratë e luftojnë atë më mirë”, tha Sabra Klein, një shkencëtare në Institutin Johns Hopkins.
Të dhënat zyrtare vërtetojnë një trend: personat më të infektuar janë në intervalin midis 0 dhe 59 vjeç dhe janë burrat ata që regjistrojnë normat më të larta të infeksionit. Mosha mesatare në mesin e të infektuarve është 56 vjeç.