Aktori i njohur, Olsi Bylyku, nuk është më “single”.
Ai tashmë është në një marrëdhënie të re dhe po përflitet për një histori dashurie me një gazetare.
Sipas ‘Vip Magazine’ aktori ka nisur një histori romantike me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun, por punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri.
Mirëpo, akoma nuk ka një prononcim nga aktori i njohur për lidhjen në fjalë.
Pak kohë më parë ish-e dashura e Olsit, Egli Tako, tha në një intervistë se ruan respekt për Olsin pasi ka kaluar kohë shumë të mirë me të dhe i është mirënjohëse për gjithçka ka bërë kur ishin bashkë./ S.M