Kthjellime dhe vranësira/ Moti për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Shqipëria
 Shqipëria do të mbetet, nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën Perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theskauar do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë  në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në  28 km/h nga drejtimi   Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell shfaqje të vranësirave nëpër të gjithë territorin, por më të theksuara në zonat Jugperëndimore të Kosovës.  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Dita e martë, vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbeten prezente gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të pakta, në pjesën më të madhe të Maqedonisë, por zonat Jugore dhe Jugperëndimore do të kenë vranësira më të dendura, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike gjatë natës duke i larguar vranësirat nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut.  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.
Europa 
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Veriperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere përkatësisht në, gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë.
Po ashtu, do të vijojnë shirat e dendur në brigjet e detit të zi si edhe në pjesën më të madhe të Europës Lindore duke bërë që herë pas here të jenë edhe rrebeshe ndërsa e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të  larta ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe gadishullin e Ballkanit./   S.M

Të fundit

“Urgjencat plot”, psikologia ngre alarmin: Rinia më e shënjestruara nga ankthi dhe ataku

Mëngjesin e kësaj të mërkure në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar psikologia Arjana...

Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un?

Nga ARTUR  AJAZI Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë ndoshta, ku mbi95 per qind e masave të sigurisë të kërkuara ngaprokuroritë dhe gjykatat, janë...

Kryesia e PD merr vendimin, zbardhet data kur do të mbahen Primaret

Në 1 mars, Partia Demokratike, do të zhvillojë primaret. Kryesia e PD-së, (mbledhur të martën), ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve...

Nuk heshtim më përballë shkeljeve, republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën

Nga Edi Rama  *Fjala e plotë e kryeministrit, njëherazi kryesocialisti, në mbledhjen e grupit të në dëgjesën e Grupit Parlamentar të PS me kërkesë të...

Rama tjetër reagim për Veliajn: Siç ka thënë Erioni, ‘ditët më të mira janë përpara’…

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një oaz të gjelbër për qytetarët duke iu mundësuar atyre aksesin në një instilacion kushtuar më së...

Lajme të tjera

Web TV