‘Albani është ai që i *** motrën Donaldi’/ Beatrix Ramosaj i përgjigjet Albano Bogdos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ‘tymnajë’ e madhe nga shoëbizzi mes Albano Bogdos me protagoniste Beatrxi Ramosaj dhe vëllanë e saj Albanin ka nxitur reagime të shumta në rrjet.

Gjithçka nisi me një deklaratë denigruese të Albano Bodgos lidhur me eksperiencën e Beatrixit në BBV dhe marrëdhënies intime që ajo pati me Donald Veshajn. Në fakt, nuk ishte humori që e vuri aktorin e ‘Apartamentit 2xl’ ajo që bëri që shumë njerëz ta drejtojnë me gisht, por fjalori dhe gjuha denigruese që Bogdo përdori.

Por përtej asaj që komentuan të tjerë apo edhe dënuan të tjerë, një koment për t’i vënë ‘kapakun’ duket se e ka pasur edhe vetë këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila shpreh keqardhje për cenimin e dinjitetit të grave në vendin tonë, por jo vetëm. Trixa shkruan se është pikërisht seksizmi i përdorur nga burrat shqiptarë ajo që nuk po dëmton vetëm atë si figurë publike por të gjitha gratë dhe vajzat.

“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”.

Por une doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka qene qellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te shoëbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tij.

Me kete qendrim ti ke lenduar vajzat e grate shqiptare qe kerkojne inspirim e shprese ne Shqiperi! Ti me kete qe ben e mbyt ate dhe tregove dhe njehere injorancen e mashkullit shqiptar qe do te ngrej veten duke ulur femren!

Lexo edhe :  Mahniti publikun në Eurovizion, Beatriçe tregon sekretin e saj para këndimit

Sa per kontributin tone ne muzike, zoterise ne fjale do t’i duhet te kthehet shume prapa ne kohe nese vertet do te analizoj nga fillimi se cfare arti i kemi dhene une dhe vellai im, Albani, muzikes shqipetare.

Ndersa per te tjerat, masa ligjore po merren.

P.S.

E vleresoj mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me keni dhene mua dhe famijes time keto dite. Ju falenderoj te gjitheve!” – shkruan Beatrix Ramosaj.

Por çfarë tha Albano Bogdo që zemëroi rrjetin?

Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother.

Nëpër komentet në rrjetet sociale, shumë e kanë kritikuar aktorin për batutën e tepruar që ai ka bërë në një emision televiziv, megjithëse ai në hapje të puntatës së parë tha se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë./e.t

Të fundit

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në...

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë...

Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Pirro Dima dhe Afërdita Skafida pagëzuan vajzën e tyre të shtunën, më 31 maj. Çifti zgjodhi Faltoren e Shenjtë të Shën Marina Alykou për...

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të...

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen Partizani. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka...

Lajme të tjera

Web TV