Balla: Kush ka pasur akses në EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka paralajmëruar se çdo efektiv që ka pasur akses në EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit.

“Çdo punonjës policie shteti që rezulton që ka pasur akses në rrjetet e komunikimit qoftë EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit edhe nëse në atë komunikime rezulton se s’ka aktivitet kriminal. Vetëm fakti që ka aksesuar në një rrjet të tillë, por lidhet ne kodin etik”, u shpreh ai.

Balla tha se SPAK po zhvillon hetime mbi bazën e të dhënave nga Europol.

“Kemi një numër efektivësh policie të arrestuar, një polic kufitar në Durrës rezultoi se kishte lejuar të kalonte një person që ishte në alarm të kuq për shkak të një aktiviteti kriminal. Ai iu është vendosur në dispozicion të drejtësisë.

Është një nga çështjet më të rëndësishme. Ka pasur dhe ka punonjës policie që rezultojnë të përfshirë ose në kontakte me botën e krimit. I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe atij të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, që të kemi informacionin.

Çdo punonjës policie shteti që rezulton që ka pasur akses në rrjetet e komunikimit qoftë EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit edhe nëse në atë komunikime rezulton se s’ka aktivitet kriminal. Vetëm fakti që ka aksesuar në një rrjet të tillë, por lidhet ne kodin etik.

Ndalohet rreptësishtë që një punonjës i policisë së shtetit që të ulet në kafe, restorant me persona kriminal, kjo vlen edhe për takimet virtual me botën e krimit. Ky kod etik do të zbatohet për të gjithë.

SPAK po zhvillon hetime mbi bazën e të dhënave nga Europol, besoj se së shpejti do të kemi zhvillime, jo vetëm do të vetëpastrohet policia, por edhe vetë shoqëria.”

Lexo edhe :  Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Ministri Balla theksoi se do të krijohet një strukturë e re brenda Policisë së Shtetit, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, e cila “do të riparojë efikasitetin e policisë në nivel vendor”, tha Balla.

Të fundit

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Lajme të tjera

Web TV