“Lulzimit i erdhi goja”/ Spiropali përplaset me Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënit me Parlamentin, Elisa Spiropali u përplas sot në Kuvend me kreun demokrat Lulzim Basha.

Spiropali u shpreh se Bashës i ka ardhur goja, ndërsa i kërkoi të zgjidhin hallet e shtëpisë së tyre (dituatën në PD) dhe jo t’I dalin në zot Kosovës sepse sipas saj këtë ka kush ta bëjë (duke iu referuar qeverisë).

Në përgjigje, Basha i kujtoi interpencën e kërkuar nga PD, për të cilën tha se “u varros” sepse kryeministri nuk do të japë llogari.

Elisa Spiropali:  Sot më kujtuat një film socialist që doktori duhet ta diëj shumë mirë, ku disa diversantë e sigurimsa, merren me njëri tjetrin kush është armik e tradhtar. Dhe, doktor mund t’i shkojë shumë për shtat thënia “Memecit i erdhi goja”. Lulzimit i erdhi goja, dhe i erdhi hidhur. Nuk mund të merret në Kuvend me kryetaren e Kuvendit, kur hallin nuk e ka këtu, por te shpia e tij. Dhe, tentativapër të krijuar një narrative me heronj e tradhtarë, është më e rrezikshja dhe më e dëmshmja për Kosovën. E keni traditë të shëmtuar dhe nuk ka gjë më të dëshme. Smund të vini në lojë Shqipërinë. Ka kush i del për zot Shqipërisë. Zgjidhni hallet e shtëpisë, pasatj merruni me cështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Kosova dhe institucionet e Kosovës i dalin për zot Kosovës Shqipëria i del për zot Kosovës dhe ne na ka aleatëte më të fortë.

Lulzim Basha: Zonja Spirolali ke të drejtë, ka ardhur dita të thuash atë që ke  ë mendje. Por nuk po bëhet për interest e mia, por jeni në shkelje të ligjit, pikërisht atë që keni bërë në Kukës. Të përcani opozitën.Ju nuk doni të flisni për Kosovën. Meqe flisni për Kosovën, ku e keni interpelancën. E vrarroset, sepse kryeministri nuk do të japin llogari. Kryeministri nuk e di që KFOR e ka nën kontroll veriun. Juve nuk ju intereson kjo, ju intereson ky teatër. Ditën teatër, natën kulla.

Lexo edhe :  Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët në Bashkinë e Durrësit

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV