Ulen shpenzimet për ushqime/ Shqiptarët rritën shpenzimet për restorante e veshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje ka shpenzuar rreth 35 mijë lekë në muaj për të siguruar ushqimet e nevojshme për një muaj. Anketa e buxhetit të familjeve për vitin 2022 tregon se ky zë ka pësuar ulje me 1.6 % nëse e krahasojmë me një vit më parë dhe zë një peshë prej 39.7% të totalit të ardhurave në nëj familje.

Produktet kryesore të cilat blihen në masë nga një familje dhe që marin një peshë të konsiderueshme në buxhet janë “mish dhe nënprodukte, “bukë të ndjekura nga “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” Sipas anketës së Instat shpenzimet në total për një familje janë rritur me 4.5% vitin e kaluar e ndikuar kjo direkt edhe nga inflacioni i cili preku nivelin rekord prej 8.3%.

Por pavarësisht se viti i kaluar konsiderohet i shtrenjtë vlen të theksohet se qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë për argëtim siç është frekuentimi i restoranteve apo blerja e veshjeve.
Rritja prej 37,5 % e shpenzimeve për grupin “Restorante dhe hotele” në vitin 2022 ka ardhur si rezultat i shtimit të shpenzimeve për nëngrupet: “shërbime akomodimi në hotele/ brenda dhe jashtë vendit,

Për shkak të çmimeve rekord që arritën karburantet pas nisjes së konfliktit Rusi Ukrainë shpenzimet e familjeve shqiptare janë shtuar me rreth 16% krahasuar me vitin 2021.
Më shumë janë shpenzuar edhe për “Pije alkoolike dhe duhan” .

Në vitin 2022, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum mesatarisht 104.426 lekë në muaj e ndjekur nga Korça dhe Durrësi. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës dhe i Kukësit me rreth 73 mijë lekë në muaj.

Lexo edhe :  Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve në Theth, protestueses i bie të fikët

Shpenzimet sipas qarqeve

Tirana 104.426 lekë
Korça 85.398 lekë
Durrësi 83.473 lekë
Dibrës 72.724 lekë
Kukësi 73.099 lekë

/I.S

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV