Lufta/ Hamasi merr peng civilë, ushtarë dhe zyrtarë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetra izraelitë janë tashmë në duart e Hamas, bëri të ditiru Abu Obeida, zëdhënësi  Organizatës duke pretenduar se pengjet janë në “vende të sigurta” dhe në tunele nën kontrollin palestinez.

Ndërkohë kreu i Hamas, Saleh Al-Arouri it ha Al Jazeera se kishin marrë peng një numër të madh pengjesh mes tyre edhe zyrtarë të lartë.

Sipas al-Arouri, Hamasi ka mjaft të burgosur izraelitë që do të detyrojë Izraelin të lirojë të gjithë të burgosurit palestinezë në burgjet e tij. “Ne arritëm të vrasim dhe kapim shumë ushtarë izraelitë. Luftimet janë ende në vazhdim. Dhe të burgosurve tanë u them se liria juaj është afër. Ajo që kemi në duart tona do t’ju çlirojë. Sa më gjatë të vazhdojnë luftimet, aq më i madh është numri i të burgosurve.”, tha zyrtari i Hamasit

Marrja e pengjeve konfirmohet edhe nga Tel Aviv. Sipas Izraelit janë marrë peng edhe qytetarë izraelitë në Rripin e Gazës dhe në në Beeri dhe Ofakim, qytete në jug të Izraelit rreth njëzet kilometra larg kufirit me rajonin palestinez. Fotografitë e publikuara nga agjencia amerikane e lajmeve Associated Press tregojnë se tre civilë izraelitë, dy prej tyre gra, janë transferuar në Gaza. Një udhëheqës i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri, i tha transmetuesit arab Al Jazeera se pengjet mund të përdoren për shkëmbimin e të burgosurve: Qëllimi do të ishte lirimi i palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite./I.S

Të fundit

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Lajme të tjera

Web TV