Izraeli “në luftë” pas sulmit të Hamasit, qindra të vdekur dhe të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli është “në luftë”, pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më 7 tetor.

“Ne jemi në luftë”, tha Netanyahu. “Nuk është “operacion”, por luftë”, theksoi lideri izraelit gjatë një adresimi televiziv.

Shërbimi kombëtar i shpëtimit në Izrael tha se të paktën 200 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e dhunës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën 198 persona janë vrarë në Gaza dhe mbi 1.600 të tjerë janë plagosur gjatë dhunës.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Luftëtarët e Hamasit po ashtu kanë kaluar kufirin e fortifikuar dhe kanë hyrë në Izrael, duke u përleshur me forcat e mbrojtjes së Izraelit në jug të shtetit.

Hamasi lëshoi një deklaratë, duke thënë se mbi 5.000 raketa janë lëshuar në atë që e ka quajtur “Operacioni Përmbytja Al-Aksa”.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund të gjitha krimeve të pushtimit”, u tha në deklaratë. “Koha e tyre për të kryer krime pa u mbajtur përgjegjës ka mbaruar”.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, tha se sulmi që ka nisur në Gaza do të përhapet në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem.

“Ky ishte mëngjesi i mposhtjes dhe poshtërimit të armikut tonë, ushtarëve dhe kolonëve të tij”, tha ai. “Ajo çfarë ndodhi sot shfaq dobësinë e armikut”.

Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë kanë kryer operacione mbi Gaza, ndërsa zyrtarët izraelitë deklaruan se kanë shënjestruar caqe ushtarake dhe qendrat e komandës së Hamasit.

Lexo edhe :  Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festivali fetar hebrej./E.T

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV