Macron vizitë në Shqipëri/ 100 oficerë të Xhandarmërisë franceze mbërrijnë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Bëhet me dije se Macron do të zhvillojë vizitën në Shqipëri gjatë datave 16 dhe 17 tetor. E teksa na ndajnë një javë nga vizita e Ramës, mësohet se 100 oficerë të Xhandarmërisë franceze dhe forca sigurie kanë mbërritur në Tiranë.

Kjo është hera e parë që një president i Francës viziton Shqiëprinë dhe në këto kushte siguria për Macron do të jetë e lartë.

Kujtojmë që pak orë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj , ku në fokus të bisedimeve ishte vizita e presidentit Macron dhe Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto nga takimi i zhvilluar mes tyre ku shkruan:  “Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.”/    S.M

Të fundit

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

Lajme të tjera

Web TV