”The Week”: Udhëtoni përgjatë Vjosës drejt peizazheve me bukuri befasuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke buruar nga malet e Pindit në Greqi, por që rrjedh për pjesën më të madhe të gjatësisë së saj prej rreth 200 kilometrash përmes Shqipërisë Jugore deri në Adriatik, Vjosa është lumi i fundit me të vërtetë i egër evropian, shkruan ”The Week” në një artikull redaksional.

”Asnjëherë Vjosa nuk është bllokuar, kanalizuar apo ridrejtuar”, thotë Alex Crevar për ”The New York Times” dhe gjashtë muaj më parë, pas vitesh fushate për mbrojtjen e saj, më në fund iu dha statusi i parkut kombëtar në Shqipëri.

Udhëtimi përgjatë saj ju çon nëpër një peizazh me bukuri befasuese, ku vreshtat, pemishtet dhe ullishtat përzihen me livadhe me lule të egra, mes maleve të larta të mbuluara me pyje lisi dhe pishe.

Urat antike përshkojnë ujërat bruz të lumit dhe aty-këtu ai vërshon nëpër gryka dhe kanione ku raftingu mbetet i mrekullueshëm.

I shtrirë në një kthesë të lumit, rreth 30 kilometra larg kufirit grek, qyteti i vogël i Përmetit është një qendër aventureske nga e cila mund të niseni në ekspedita të tilla rafting si dhe në udhëtime me guida, çiklizëm dhe ecje.

Aty pranë ndodhet ”Ferma Albanik”, një bujtinë e këndshme me një restorant të furnizuar nga fermat lokale të drejtuara nga familja.

Shqipëria është e njohur për ushqimin e saj dhe Lugina e Vjosës e ngre nivelin edhe më lart, me fruta e perime të mrekullueshme, peshk lumi, mjaltë mali, djathë, verë e të tjera.

I vendosur pranë lumit Drinos – një nga degët e mbrojtura të Vjosës – ndodhet qyteti i vjetër dhe i bukur i Gjirokastrës, nga i cili mund të ndiqni rrugën e re deri në deltën e Vjosës dhe në Adriatik.

Lexo edhe :  Ditët e fundit të 2024-ës mbyllen me diell, zonat malore temperatura nën 0 gradë C

Gjatë rrugës ka vende të shkëlqyera historike, përfshirë rrënojat e qytetit antik grek të Antigonesë./   S.M

Të fundit

SHBA, paralajmërim për rrezik kanceri nga pijet alkoolike

Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore në Shtetet e Bashkuara udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të...

Vranësira dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me...

Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!

Ylli Pata E gjitha kjo nuk është fare një qëndrim bazik mbi çështjen apo dosjen mbi të, përkatësisht doktorin, por është një ide mbi atë...

Balerina e njohur shqiptare në pritje te embël,

Balerina e njohur Isida Mollaymeri është në pritje të ëmbël. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Mollaymeri shfaqet në festën e ‘baby gender’,...

Nga nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do...

Lajme të tjera

Web TV