Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”/ VIP-at parakalojnë në tapetin e kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, pritet të nisë transmetimin në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e sotme në orën 21:00 përpara 2100 pjesëmarrësve.

Një numër i lartë qytetarësh ndodhen te pallati i Kongreseve dhe presin me padurim startimin e filmit me protagonistë kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Një numër i lartë adhuruesish të aktorëve janë mbledhur në ambientet e pritjes, teksa shumë të emocionuar po presin të takojnë dhe realizojnë foto me aktorin e tyre të preferuar.

Sara Hoxha e cila në prodhimin kinematografik luan rolin e Arias, pas mbërritjes në organizim zbuloi më shumë detaje nga prapaskenat e xhirimit.

Ajo u shpreh se me personazhin që luan në film ka ngjashmëri në karakter, për këtë arsye nuk e ka pasur të vështirë. I vetmi problem që ka pasur kanë qenë kamerat e xhirimit, kështu u shpreh aktorja.

Ndërsa Jori Delli, e cila luan si vajza e aeroportit në prodhimin e Top Channel “Në Kuadër të Dashurisë” ka zbuluar disa detaje nga filmi.

Në një intervistë për Blendi Salaj, nga tapeti i kuq në Pallat të Kongreseve, ku po parakalojnë VIP-at tanë, Jori u shpreh se ajo është lidhja mes fillimit dhe përfundimit të filmit, që shërben si element për një part 2.

“Pjesa finale e filmit është lidhja… Pra ashtu sikurse fillon, ashtu edhe mbaron filmi, kështu që kapitulli i fundit mund të japë hapsirë për një pjesë të dytë. Nuk di nëse mund të jap më shumë spoilera”- tha Jori.

Në atë moment ka ndërhyrë DeaMishel, e cila tha: “Dua ta shpëtoj përpara se të bëjë ndonjë spoiler dhe të hajë ndonjë gjobë.”

DeaMishel ka zbuluar për herë të parë për eksperiencën e saj në një film me metrazh të gjatë.

Lexo edhe :  Ja sa persona do të jenë prezent në finalen e madhe të BBVK 3

“Jam kënaqur shumë gjatë xhirimeve. Ishte një skuadër shumë profesionale. Skenat e mija janë me Oltën. Unë jam shoqja e Oltës në film ashtu sikurse në jetën reale. Kështu, mezi po pres ta shohim sepse edhe unë nuk e kam parë dhe kam shumë emocione”, tha DeaMishel.

E pyetur rreth personazhit të saj në film, DeaMishel zbuloi se ajo si shoqja e ngushtë e Oltës e ndihmon atë të kalojë ndarjen.

DeaMishel: Unë e ndihmoj Jonidën (e luajtur nga Olta Gixhari) të kalojë ndarjen. Unë jam ajo shoqja që i mëson se çfarë janë ato gjërat përtej një marrëdhënie në çift.

Të fundit

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Skënder Minxhozi Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj i ngrysur në Davos pyetjeve që i vinin nga të gjitha anët në lidhje me...

Interes i lartë, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli Ministria e Financave

Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV