Dita Botërore e Shëndetit Mendor/ Begaj: Të krijojmë mjedis tolerant pa diskriminim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Zonja e Parë Armanda Begaj apeloi sot për një mjedis tolerant dhe mbështetës për të gjithë, pa stigmë e diskriminim.

Në një mesazh me rastin e kësaj dite, Begaj u shpreh se “bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për mendjen dhe shpirtin”.

“Çdokush është i ekspozuar ndaj fenomeneve që çojnë në mungesë të mirëqenies të shëndetit mendor. Adoleshentët dhe të rinjtë, fëmijët tanë më shumë. Koha që po jetojmë na dhuroi ngjarje tragjike: pandeminë, luftën, ndryshimet e klimës”, u shpreh ajo.

Begaj theksoi se “informacioni është fuqi, por abuzimi më të është shkatërruesi më i madh i shoqërisë”.

“T’i ndajmë me njëri – tjetrin ndjenjat e ankthit, depresionit, apo ndonjë sfide tjetër, që lenë gjurmë dhe ngarkojnë hapësirën tonë, duke shfaqur mungesë përshtatjeje e komunikimi! Të sigurojmë një mjedis tolerant dhe mbështetës për të gjithë, pa stigmë e diskriminim”, vijon mesazhi i Zonjës së Parë.

Begaj u shpreh se askush nuk duhet të jetë vetëm duke luftuar në heshtje.

“Bashkë mund të ndryshojmë! Bashkë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin! Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për mendjen dhe shpirtin”, u shpreh Begaj./ S.M

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV