Gjermania kundërshton pezullimin e ndihmës humanitare për Palestinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania është kundër pezullimit të ndihmës humanitare për popullin palestinez, i cili varet prej saj për nevojat e tij jetike, tha Ministrja e Jashtme Analena Burbock pak para këshillit të urgjencës së ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ajo i bëri thirrje Autoritetit Palestinez që të distancohet nga Hamasi.

“Do të ishte një gabim i plotë të pezullohej ndihma humanitare për popullatën civile, pasi miliona njerëz në territoret palestineze, duke përfshirë shumë fëmijë, varen nga ne për furnizime me ushqim, ujë dhe ilaçe,” tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. Megjithatë, qeveria gjermane pezulloi dje ndihmën zhvillimore për territoret palestineze, për të rishikuar detajet e disponimit të saj.

“Evropa qëndron e bashkuar në anën e Izraelit. Terrorizmi i Hamasit është një pikë kthese dramatike dhe ka sjellë nivele të paparë dhune dhe frikë tek populli i Izraelit. Jemi thellësisht të tronditur. Mendimet tona janë me familjet e qindra të vdekurve. Takimi ynë urgjent sot është shprehje e solidaritetit tonë me Izraelin”, thekson zonja Burbock në deklaratën e saj.

“Vuajtja dhe vdekja e civilëve palestinezë është pjesë e strategjisë së terroristëve. Ajo që është veçanërisht tinëzare është se Hamasi fshihet në këtë situatë pas popullatës civile. Edhe në këtë situatë shumë të veçantë, mbrojtja e popullatës civile është prioriteti kryesor. Skenari i terrorizmit nuk duhet të ketë sukses. Hamasi dëshiron të ndezë një zjarr me terrorizmin e tij. Tani është e rëndësishme të parandalojmë aktorët e tjerë në rajon që të hedhin benzinë ​​në zjarr”, përfundon ministri i Jashtëm gjerman./I.S

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV