Mesazhi që fshihet pas xhaketës dhe vathëve të Kate Middleton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kate Middleton nuk e humb kurrë mundësinë që të vishet duke iu përshtatur kauzave të ndryshme – dhe dalja e saj e fundit nuk bëri përjashtim.

Të martën, Princesha e Uellsit u shfaq bashkë me bashkëshortin, Princin William, në një forum për të rinjtë në Birmingham. E marta (10 tetor) ishte edhe Dita Botërore e Shëndetit Mendor dhe për këtë rast, Kate zgjodhi një xhaketë në ngjyrë të verdhë mustardë, shoqëruar me një bluzë të zezë të thjeshtë dhe pantallona të gjera.

Ngjyra e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është në fakt jeshilja, megjithëse zgjedhja e ngjyrës së verdhë nuk është rastësore, pasi kjo ngjyrë lidhet me proceset mendore dhe inkurajon komunikimin dhe optimizmin.

Përpos xhaketës, detaji tjetër që ra në sy ishin vathët minimalistë të Kate. Vathët në formë ylli iu dhuruan asaj nga trajnerja e Maidenhead, një klub regbi, Sarah Renton, në kujtim të vajzës së saj, Issy. Vathët u bënë në kujtim të Issy-t e cila fatkeqësisht kreu vetëvrasje në fillim të këtij viti.

Përveç ndërgjegjësimit për shëndetin mendor përmes zgjedhjes së veshjeve të saj, Middleton gjithashtu mori kohë për të folur për rëndësinë e mbrojtjes së vazhdueshme të shëndetit mendor.

“Sot, më shumë njerëz ndjehen të gatshëm për të folur për shëndetin e tyre mendor se kurrë më parë. Ky është një hap i madh përpara,” tha Kate. Si gjeneratë, ju vlerësoni dhe flisni për shëndetin tuaj mendor më shumë se çdo tjetër para jush – diçka që ne vërtet e admirojmë dhe e duartrokasim.”/E.Ç

Të fundit

Rama të dielën në Athinë fton shqiptarët në panairin e punës

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën (2 mars) drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panairin...

Mbi 80 mijë shqiptarë në Greqi kërkojnë të votojnë më 11 maj

Mbi 80 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit, sipas të...

Ditët e Kujtesës “Për hir të dashurisë”, gratë ruse u poshtëruan në Shqipëri

Nga Leonard Veizi   Zë fill që në periudhën e largët të antikitetit, kur Helena u dashurua me Paridin dhe “Për hir të dashurisë” u vranë...

Opozita drejt listës së përbashkët, partitë e vogla në negociata me PD-në

Partitë e vogla janë në bisedimet e fundit me kryetarin e PD-së Sali Berisha për përfshirjen e tyre në “listën e sigurt”. Çfarë pretendojnë...

Gafa politike, Berisha tërhiqet nga “shkrirja e SPAK-ut”

Kreu i PD-së Sali Berisha e ka konsideruar si “dalje nga konteksti” i deklaratës së tij për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme. Tërheqja e...

Lajme të tjera

Web TV