Akademia e Sigurisë/ Shtyhet afati i aplikimeve, ja kriteret që duhet të plotësoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet deri më datë 31.10.2023, afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, për shtetasit që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë.

Sipas policisë, qëllimi i shtyrjes së afatit të aplikimeve, dhënia e mundësisë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke qenë së kërkesat e adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, kanë qenë të shumta. Gjithashtu, aplikimet e kryera deri tani, janë të vlefshme.

Për më shumë informacione mbi procedurën dhe mbi kriteret që duhet të plotësohen, të interesuarit duhet të paraqiten në drejtorinë vendore të Policisë, ku kanë vendbanimin. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit, të Policisë Kriminale, të parandalimit të pastrimit të parave dhe të krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit./e.t

Të fundit

Idajet Beqiri: Berisha urdhëroi vrasjen e njeriut që sulmoi Tritan Shehun

Avokati Idajet Beqiri, teksa shpjegonte procedurat ligjore dhe hapat që ndiqen për heqjen non gratas për rastin e Sali...

Irani akuzon Netanyahun se po tenton t’i pengojë bisedimet me SHBA-në

Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta diktojë politikën amerikane ndaj Iranit,...

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, kamerat filmuan autorin! Ka dy pista hetimi

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë deri më tani është e mbuluar me mister. Kjo për faktin se viktima nuk ka pasur rekorde...

“E kam pyetur dhe nuk dinte alfabetin”, G Bani flet për Gjestin

Ish banori i “BBV”, G Bani ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel ku ka folur...

Lobimi 6 milionë dollarë, Ngjela: S’mund të bëhet kryeministër një person non grata

Pagesë korrupsioni e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela, pagesën prej 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për lobim në SHBA. I ftuar ditën e sotme...

Lajme të tjera

Web TV