Rama, kritika Serbisë/ “Jeton me hijen e së shkuarës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Serbinë lidhur me tensionet në veri të Kosovës në 24 shtator.

Rama tha se policia e Kosovës veproi në mënyrë shembullore, ndërsa vendimi i Serbisë për shpalljen e zisë kombëtare për vrasjen e personave të armatosur ishte shëmbëlltyra e hijes së së shkuarës.

Ai deklaroi se Serbia vijon të jetojë në të shkuarën që nga disfata finale në vitin 1999.

“Fundi i ngjarjes ishte shembullore, falë veprimeve të policisë së kosovës, të cilët nuk ranë në kurthin e organizatorëve, por me një profesionalizëm të lartë iu përgjigjën në mënyrën më të mirë grupit dialllëzor.

Shpallja e zisë kombëtare nga autoritetet e Beogradit për kriminelët e vrarë ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së së shkuarës, e cila bashkëjeton me Serinë qysh nga disfata e vitit 1999 në Kosovë, një hisje që e ndjek kudo njeriun sapo del drita”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai u ndal edhe te deklarata e BE-së për tensionet në veri të Kosovës, ku theksoi edhe njëherë se nuk del në të njejtën linjë me të.

“Ne ua bëmë të artë miqve në Bruksel qse për tu linjëzuar atë deklaratë që ishte krejt normale nëse agresioni kriminal i Banjskës nuk do të kishte ndodhur, prisnim një deklaratë të dytë të BE-së ku të dënoheshin qoftë organizatorët e grupit kriminal, qoftë organizatorët e zisë në Beograd dhe të fillohej menjëherë një hgetim ndërkombëtar”, theksoi kreu i qeverisë./  S.M

Të fundit

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Lajme të tjera

Web TV