SHBA, republikanët emërojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjvënësit republikanë votuan me 113 vota për dhe 99 vota kundër të mërkurën për të emëruar ligjvënësin Steve Scalise për pozitën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherinë Gypson, shumica e ngushtë që republikanët gëzojnë në dhomën e ulët të Kongresit amerikan dhe ndasitë përbrenda partisë së tyre e bëjnë të pasigurt zgjedhjen e zotit Scalise në pozitën e kryetarit.

Ligjvënësi republikan nga radhët e konservatorëve Matt Gaetz, që mori nismën për shkarkimin e rrëzimit të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy javën e kaluar, e vlerësoi përzgjedhjen e republikanëve për të udhëhequr ligjvënësit në Kongresin amerikan…

“Rroftë Kryetari Scalise!” tha ai.

Në një takim të zhvilluar pas dyerve të mbyllura të mërkurën, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro kandidaturës së ligjvënësit Steve Scalise, i cili ishte në garë me republikanin tjetër konservator, Jim Jordan.

“Po e shohim se sa e rrezikshme është bota dhe se sa shpejt mund të ndryshojë situata. Duhet të sigurohemi se po u dërgojmë njerëzve përreth botës mesazhin se Dhoma e Përfaqësuesve po punon dhe po përfaqëson popullin,” tha zoti Scalise.

Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të miratojë ligje, përfshirë ndihmën qenësore për Izrael dhe Ukrainë, derisa të ketë zgjedhur kryetar.

“Vendi nuk mund ta përballojë këtë gjendje. Amerikanët nuk mund ta përballojnë. Na duhet një kryetar. Po kalojmë nëpër periudha të rrezikshme. Po përballemi me tre konflikte të mëdha globale dhe nuk mund të mos kemi kryetar në detyrë,” deklaroi Kryetari i Komisionit të Çështjeve me Jashtë, Michael McCaul.

Por votimi është shtyrë për të enjten ndërkohë që zoti Scalise po punon për të siguruar 217 votat që i duhen për t’u zgjedhur kryetar. Ai nuk mund të humbasë më shumë se katër vota republikane, meqë mendohet se të gjithë ligjvënësit demokratë do të votojnë kundër zgjedhjes së tij. Një grup republikanësh thanë se nuk do ta votojnë atë.

Lexo edhe :  Dënohet me 20 vjet burg kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra fëmijë

Ish kryetari McCarthy u tha republikanëve se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur.

“E di që shumë prej tyre duan të më emërojnë – iu thashë ju lutem mos më emëroni,” tha ai.

Zoti Scalise vazhdon të jetë kandidati i preferuar për këtë pozitë, e treta në hierarkinë politike amerikane. Ai u plagos në një incident në vitin 2017 kur një person hapi zjarr ndaj ligjvënësve ndërkohë që po stërviteshin për një lojë bejzbolli. Ai u shërua dhe vazhdoi punën në udhëheqjen e ligjvënësve republikanë edhe pasi njoftoi në fillim të këtij viti se ishte diagnostikuar me kancer në gjak./I.S

Të fundit

Dhe pastaj themi ore pse fiton Rama

Nga Myslim Murrizi Meqenese kisha kohe po i hidhja nje sy pothuajse te gjitha votave preferenciale neper njesi te ndryshme...

Pse PD, nuk rikthehet kurrë atje ku ishte ?

Nga ARTUR  AJAZI Të gjithë e kujtojmë PD-në e dikurshme. Atë PD të viteve të qeverisjes Nano, kur mbushte sheshet, bulevardet, kur bllokonte kryqezimet dhe...

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

Shqipëria kryeson vendet evropiane për rritjen më të fortë të numrit të netëve të kaluara në strukturat e akomodimit turistik në tremujorin e parë...

Lajm i mirë! BE po sjell 50 mln euro për të rinjtë e Shqipërisë!

Komisioni për Çështjet Europiane ka miratuar marrëveshjen e financimit me Komisionin Europian për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve në Shqipëri, në...

Pasi hoqi mbiemrin e babait, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ndryshon edhe emrin

Shiloh Jolie, vajza 19-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka bërë një paraqitje të veçantë në një event të stilistes së njohur Isabel...

Lajme të tjera

Web TV