Vijon turizmi i kroçerave edhe në mesin e tetorit/ Rama: Priten 2600 turistë të huaj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Gjatë muajit shtator Shqipërinë e vizituan 1.1 milionë vizitorë të huaj, ndërkohë edhe pse jemi në mes tetori vijon turizmi i kroçerave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Porti i Durrësit ku 4 anije janë ndalur gjatë ditëve të fundit.
Ndërkohë, kryeministri tha se edhe 4 të tjera janë planifikuar të vijnë deri në fund të tetorit me rreth 2.600 turistë të huaj, duke shënuar kështu një ndër muajt me volumet më të larta të turizmit përmes kroçerave dhe jahteve.

“Megjithëse jemi në mes të tetorit, ankorimi i anijeve, jahteve dhe kroçerave turistike që vizitojnë Shqipërinë edhe nëpërmjet portit të Durrësit, po vazhdon”, u shpreh Rama.

Deri në fund të muajit shtator vendin e vizituan mbi 8.1 milionë turistë, ndërkohë që projeksionet janë që të arrihet shifra e 10 milionë turistëve deri në fund të vitit./   S.M

Të fundit

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

Lajme të tjera

Web TV