Rama thirrje bizneseve/ Nuk punësojnë persona me aftësi të veçanta, janë paragjykues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e kësaj të shtune pati të ftuar Gersi Trokën, një djalë me aftësi të veçanta, i cili ka fituar medaljen e arit në Lojërat Speciale Olimpike në Berlin.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama foli edhe për punësimin e personave me aftësi ndryshe. Ai deklaroi se bizneset e kanë detyrim që 1 në 25 punonjës duhet të jetë me aftësi të veçanta.

Ai deklaroi se pavarësisht se ky ligj ekziston, kompanitë në përgjithësi nuk e zbatojnë për shkak të paragjykimeve.

“Ne në fakt e kemi futur në ligj këtë punë, mirëpo kompanitë, në përgjithësi nuk e zbatojnë që duhet të kenë 1 person me aftësi të veçanta në 25 punonjës, në mos gabohem.

Nuk e zbatojnë sepse kanë paragjykime dhe duke të parë ty, ti i ndihmon të kuptojnë që personat me aftësi të veçanta kanë nevojë për pak vëmendje dhe durim për të komunikuar dhe pastaj janë absolutisht si të tjerët.

Madje, në raste të caktuara janë më të zgjuar dhe më punëtorë se të tjerët dhe ne jemi duke bërë një plan pune që do të fillojmë ta kërkojmë këtë me këmbëngulje që personat me aftësi të veçanta të kenë vendin e tyre, sipas ligjit edhe të kenë aksesin e tyre në punë sipas ligjit. Edhe në këtë pikë, ti na ndihmon sot. Çfarë s’e kemi bërë mirë, do ta bëjmë më mirë.

Por siç thatë dhe më përpara ankesat janë një nga gjërat më të mira që kjo punë ka për të mësuar edhe për të vepruar, edhe për të korrigjuar gjërat sepse nëse askush nuk ankohet dhe nëse realiteti shikohet vetëm me sytë e atyre që shkruajnë raportet, kur i lexon shumë gjëra nuk figurojnë këtu”, theksoi kreu i qeverisë./  S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV