Edward Joseph: Pas sulmit në Banjskë është dobësuar pozita e Beogradit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke theksuar nevojën për ta hetuar Banjskën, Joseph kujton vlerësimin e Shtëpisë së Bardhë se ai nuk ka qenë një grup i zakonshëm ad-hoc.

SHBA- Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington ka deklaruar se pas ngjarjeve në Banjskë, lëvizjet e presidentit të Serbisë, në vend që ta qetësonin situatën, krijuan një përshkallëzim të ri. Duke theksuar nevojën për ta hetuar Banjskën, Joseph kujton vlerësimin e Shtëpisë së Bardhë se ai nuk ka qenë një grup i zakonshëm ad-hoc.

 “Ne e dimë tashmë se çfarë bëri presidenti Vuçiç pas 24 shtatorit, dhe po pyes nëse lëvizjet e Vuçiqit janë përshkallëzim në vend të qetësimit. Vuçiç e ka përshkallëzuar edhe më shumë situatën. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ishte distancuar, duke shprehur ngushëllimet e saj me rastin e policit të vrarë. Por shpallja e zisë treditore, gjuhë e ashpër nxitëse ndaj Albin Kurtit në mediat serbe, dërgimi i armëve në kufirin me Kosovën, ky është një përshkallëzim i qartë i Aleksandër Vuçiç, i cili menjëherë pas Banjskës u takua me ambasadorin rus”, tha ai.

Duke folur për RTK-në, Joseph ka thënë se pas sulmit në Banjskë, pozita e Beogradit është dobësuar dhe tani i takon Uashingtonit dhe Brukselit që të ushtrojnë presion më të fortë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

 “Besoj se është thelbësore të përfitohet nga kjo situatë me kërcënime me sanksione dhe faktin që presidenti Vuçiq është në defansiv. E rikujtoj se BE-ja e quajti atë një sulm terrorist. Kjo do të thotë se Vuçiç tani është në një pozitë të cenueshme. BE-ja dhe SHBA-ja duhet të përfitojnë nga kjo dhe t’u paraqesin palëve një dokument “merre ose lëre”, me zbatim të qartë, duke përfshirë hapat që duhet të ndërmarrë Beogradi, në mënyrë që zbatimi të jetë i barabartë”, tha Joseph.

Lexo edhe :  Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

I pyetur se çfarë mund të pritet nga vizita e të dërguarve të posaçëm, Joseph thotë se duhen kërkuar hapa konkretë. Sipas Joseph, tani është krijuar mundësi që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në dialogun Kosovë-Serbi.

 “Misioni i tyre duhet të bazohet në atë që nevojitet për të çuar gjërat përpara dhe për t’i kërkuar presidentit Vuçiq ta nënshkruajë atë, se Serbia nuk duhet ta bllokojë Kosovën, dhe të thotë se e mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE”, shtoi ai./I.S

Të fundit

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Lajme të tjera

Web TV