Tragjedi në mes të detit/ Përmbytet varka, raportohet për 30 viktima dhe 167 të zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 30 persona u mbytën dhe 167 rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në lumin Kongo në veriperëndim të D.C. të Kongos, njoftoi një zyrtar lokal.

Didier Bulla, ministër i shëndetësisë në provincën e Ekuadorit, tha se 189 njerëz ishin shpëtuar dhe kërkimet po vazhdonin.

“Sipas informacioneve që kemi deri më tani, janë gjetur 30 të vdekur dhe 167 persona janë të zhdukur. Varka që u mbyt në afërsi të qytetit Badaka ishte ndërtuar nga banorët vendas në atë zonë. Ajo mbante më shumë se 300 njerëz.

Mbytja e anijeve është e zakonshme në liqenet dhe lumenjtë e Kongos, pasi varkat shpesh janë të mbingarkuara. Vendi ka shumë pak rrugë të asfaltuara dhe udhëtimi me lumë është shumë i zakonshëm./e.t

Të fundit

Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe...

Duma i përgjigjet Metës: Emisioni ishte në balancë totale, jam gati të të intervistoj

Reagimit të Metës pas emisionit ku u diskutua për dosjen e tij dhe akuzat nga drejtësia, i është përgjigjur moderatorja e emisionit, Grida Duma,...

Intervista e rrallë e Brad Pitt, flet për herë të parë për ndarjen nga Angelina Jolie

Në një nga intervistat e rralla rreth jetës së tij personale, Brad Pitt foli për revistën GQ, në lidhje me filmin e tij të...

Aderimi në BE, qeveria ndryshon grupin negociator të Shqipërisë

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi disa ndryshime në përbërjen e grupit negociator të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian. Qeveria vendosi zëvendësimin e...

Sot seancë plenare/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit.

Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe më pas edhe zgjedhjeve të 11 majit dhe ditët që pasuan me numërimin...

Lajme të tjera

Web TV