Sulmet e përgjakshme në Gaza, mjekët japin paralajmërimin tronditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët në Gaza kanë paralajmëruar se mijëra persona mund të vdesin në spitalet e mbushura me persona të plagosur, pasi ka nisur të vërehet mungesa e produkteve bazike.

Palestinezët nuk kanë qasje në ujë dhe ushqim, me një vendim të Qeverisë izraelite, pas sulmeve të grupit militant Hamas në tokën izraelite, më 7 tetor.

Spitalet në Gaza pritet të mbesin pa naftë për gjeneratorë brenda dy ditëve, dhe kështu do të rrezikohet jeta e mijëra pacientëve, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Në spitalin Nasser në qytezën jugore Khan Younis, dhomat për kujdes intensiv janë të mbushura me pacientë të plagosur, shumica prej tyre fëmijë nën moshën trevjeçare.

Qindra njerëz me plagë të rënda janë në spital, ku nafta do të mbarojë deri në fund të ditës së hënë, ka thënë mjeku Mohammed Qandeel, për agjencinë e lajmeve AP.

“Janë 35 pacientë në dhomat për kujdes intensiv që kërkojnë ventilatorë dhe 60 të tjerë në dializë. Nëse mbesim pa naftë, kjo nënkupton që i gjithë sistemi ndalet”, ka thënë ai, derisa fëmijët janë dëgjuar duke vajtuar në prapavijë.

“Të gjithë pacientët rrezikojnë të vdesin në mungesë të energjisë”.

Mjeku tjetër Hussam Abu Safiya, në sektorin e pediatrisë në spitalin Kamal Adwa, në veri të Gazës, ka thënë se nuk është evakuuar, pavarësisht urdhrit të Izrelit.

Ai ka thënë se në spital janë shtatë foshnja të sapolindura në dhomat për kujdes intensiv.

“Ne nuk mund të evakuohemi, kjo do të thotë vdekje për ato dhe pacientët tjerë”.

Numri i pacientëve sa shkon e rritet me plagë e djegie të thella.

“Është e frikshme”, ka thënë ai.

Lexo edhe :  NATO mblidhet në Bruksel, Sekretari i përgjithshëm: Të përgatitemi për luftë

Gaza veçse ka qenë duke u përballur me krizë humanitare, për shkak të mungesës së ujit dhe ilaçeve, për shkak të rrethimit izraelit.

Izraeli u ka kërkuar mbi 1 milion palestinezëve – pothuajse gjysmës së popullsisë – që të shpërngulen në jug të Gazës.

Ushtria ka thënë se po tenton t’i largojë civilët nga zonat ku do ta luftojë Hamasin.

Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka publikuar fotografi që, sipas saj, tregojnë se Hamasi i ka bllokuar rrugët që çojnë në jug të Gazës.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, është shprehur shumë e shqetësuar për palestinezët që nuk mund të largohen sikurse “gratë shtatzëna, fëmijët, personat me nevoja të veçanta dhe të moshuarit”.

Kjo agjenci i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mos sulmojë civilët, spitalet, shkollat, klinikat dhe lokacionet e OKB-së./e.t

Të fundit

Mrekulli si në filma! Fëmijët gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte...

Rusia i ofron azil politik miliarderit Elon Musk pas zënkës me Trump

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit të teknologjisë Elon Musk, pas përplasjes së tij të ashpër dhe publike me Presidentin e Shteteve të...

Avni Ponari dhe SIGAL, një histori që nuk mbaron kurrë

Nga Shpëtim Luku Në tregun shqiptar të sigurimeve, një nga ngjarjet më domethënëse të vitit 2024 ishte rikthimi i Avni Ponarit në pronësi të shumicës...

Serbët spiunuan kombëtaren shqiptare? Ja si përgjigjet Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, sot u pyet në lidhje me lajmin që qarkullonte në mediat serbe, se një gazetar nga Serbia ka spiunuar stërvitjen...

“Xhuxhi i lig”, arrestohet 48-vjeçari shqiptar, drejtori i trafikimit të drogës

11 persona dhe një 48-vjeçar shqiptar Elidon Buxheli, kanë rënë në prangat e policisë italianë pas një bastisjeje të madhe nga Policia e Shtetit...

Lajme të tjera

Web TV