A preken shqiptarët?/ Britania e Madhe del me vendimin e ri për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe ka prezantuar një plan të rri për menaxhimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm.

Sipas mediave vendase, emigrantëve do t’u jepen vetëm 30 minuta kohë për të provuar se nuk duhet të deportohen në Ruanda.

Stafi i Home Office po trajnohet për të vendosur me shpejtësi nëse emigrantët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmbushin kriteret që do të mundësojnë dëbimin e tyre, raportoi “The Times”.

Katër kriteret që kualifikohen për largim nga Britania përfshijnë një migrant që ka hyrë në vend pa leje, i ardhur pas 20 korrikut të këtij viti, nuk vjen nga një vend ku ata kanë frikë se jeta dhe liria e tyre kërcënohen dhe nuk duhet të kenë leje për të qëndruar në Britani.

Emigrantët që hyjnë ilegalisht në vend do t’i nënshtrohen një interviste 30-minutëshe me zyrtarët e Home Office pas mbërritjes së tyre, gjatë së cilës stafi duhet të vlerësojë nëse ata përmbushin kriteret e dëbimit.

Përpara se të  hynte në fuqi ligji i ri i Migracionit Ilegal të Rishi Sunak, migrantët iu nënshtruan një interviste fillestare prej 60 deri në 90 minuta, si dhe një interviste ‘më të plotë’ që u zhvillua më tej në procesin e aplikimit për azil.

Sipas gazetës, gjatë intervistës së tyre 30-minutëshe, migrantët do të ngarkohen të deklarojnë nëse duan të kundërshtojnë largimin e tyre nga Britania e Madhe me arsyetimin se largimi do t’i nënshtrojë ata ndaj perspektivës së një dëmi serioz dhe të pakthyeshëm, sipas gazetës.

Më pas ata do të marrin tetë ditë për të përgatitur një çështje ligjore dhe për të dorëzuar çdo provë të nevojshme për të mbështetur kërkesën. Nëse autoritetet përcaktojnë se migranti përmbush kriteret për dëbim, individi do të ndalohet pas intervistës dhe do të zhvendoset në një qendër imigracioni, në pritje të largimit të tyre.

Lexo edhe :  Mandarina nuk po blihet/ Konsumatorët frikë nga pesticidet, apeli i Ministrisë nuk ndikoi

Zyra e Brendshme thuhet se po përgatitet të shpenzojë deri në 700 milionë funte për deportimin e deri në 4,000 emigrantëve në Ruandë deri në tetor 2024.

Ministrat shpresojnë të fillojnë fluturimet e dëbimit në shkurt, por afati kohor varet nga miratimi i Gjykatës së Lartë. Vendimi pritet në dhjetor./  S.M

Të fundit

Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare

Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen...

“Shikojnë tek vrima e çelësit”, psikologia Koromani: Jetoni jetën tuaj!

Ndërrimi i vitit merr kuptim kur jemi në këtë kapërcim mbi kohën. Zgjedhja e një urimi domethënës merr kuptim kur janë fjalët e duhura që...

BE, gati të finalizojë planin për qendrat e kthimit të emigrantëve të paligjshëm

Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të enjten kryeministri...

Kush paguhet me rrogë 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025!

Të gjithë ata individë që gjatë vitit që lamë pas kanë pasur pagë bruto 100 mijë lekë në muaj, për herë të parë do...

Rangers i Nedim Bajramit shkëlqen dhe turpëron Celtic në derbin e Skocisë

Rangers i Nedim Bajramit mposhti pasditen e sotme kryesuesit e Celtic me rezultatin e pastër 3 me 0, në duelin e vlefshëm për javën...

Lajme të tjera

Web TV