Ndikimi i kohës dimërore në shëndet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nata midis 28 dhe 29 tetorit është e rezervuar për t’i lëvizur akrepat e orës një orë pas.

Me këtë ndryshim nuk përjashtohen as personat që nuk kanë ndonjë problem shëndetësor.

Meteoropatia, ose çrregullimi afektiv sezonal, manifestohet në mënyrë ciklike me simptoma të tilla, si ndryshime në disponim, përgjumje dhe lodhje që shfaqen gjatë ndryshimeve sezonale, veçanërisht në muajt e vjeshtës dhe dimrit, ndërsa më pas përmirësohen me afrimin e pranverës.

Dihet se çdo person ka orën e tij të brendshme, ndaj duhet një kohë e caktuar për të krijuar shprehi të reja.

Shumë njerëz, veçanërisht punonjësit, janë të vetëdijshëm se kalimi në orar dimëror do të thotë se ata vështirë se do ta shohin dritën e ditës gjatë ditëve të punës dhe kjo është një tjetër pasojë negative e ndërrimit të orës që po na afrohet.

Domethënë, e gjithë kjo ndikon negativisht në psikikën edhe në shëndetin tonë, sepse dielli është një burim i rëndësishëm i vitaminës D.

Më të rrezikuarve do t’u duhen të paktën dy javë për t’u kthyer në normalitet dhe për të kapur një bioritëm të ri që do t’u përshtatet atyre.

Ndryshimet e stinëve ndikojnë në psikikën, ndaj është krejt e logjikshme që ndryshimi i orës të sjellë disponim jo të mirë dhe dhimbje koke./   S.M

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV