30 deputetë të PD-së mbështesin studentët e mjekësisë, kërkesë Gjykatës Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë.

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur ta mbështesë këtë kërkesë dhe kanë nënshkruar dje në mbledhje kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetutese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

‘Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite.

Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.’ – shkruan Bardhi.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik.

Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është ‘i padrejtë’./  S,M

Të fundit

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle,...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin...

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Lajme të tjera

Web TV