Bujqësia e pasiguruar/ Shqipëria vendi më i rrezikuar në ballkan nga katastrofat natyorer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Ballkanin Perëndimor nga katastrofat natyrore sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit.

E me gjithë rreziqet, kryesisht nga përmbytjet dhe tërmetet të cilat janë bërë më të ndjeshme se kurrë më parë vitet e fundit, vullneti i shqiptarëve për t’u siguruar vijon të mbetet në shkallë të ulët.

Me gjithë humbjet e konsiderueshme si pasojë e breshrit, ngricave apo përmbytjeve, vetëm një pjesë e vogël e bujqve në vend kanë siguruar të mbjellat e tyre.

 “Bujqësia është një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë sonë, që rezulton në masë të madhe e ekspozuar ndaj ndryshimit të kushteve klimatike.

Sigurimi i bujqësisë mund të ishte një mjet i rëndësishëm i menaxhimit të rrezikut që ndihmon fermerët të mbrohen nga humbjet financiare për shkak të fatkeqësive natyrore dhe kushteve klimatike.

Ky sigurim është pak i zhvilluar në Shqipëri, ndaj ndarja e eksperiencave më të mira në këtë drejtim do të ishte e dobishme për një avancim sa më të mirëmenduar”, u shpreh Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Mirëpo, për Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, deputetin socialist Eduart Shalsi, ecuria e dobët e sigurimeve në sektorin bujqësor vjen sa nga mungesa e njohurive nga fermerët, aq edhe për faj të kompanive.

Qeveria ka hedhur ndërkohë për konsultim publik një projektligj i cili detyron qytetarët dhe bizneset të sigurojnë pronat e tyre nga tërmetet.

Ministri Mete tha se drafti do të rishikohet pas konsultimeve edhe me Bankën Botërore, në mënyrë që primi që do të paguhet të jetë i përballueshëm nga qytetarët. Shtresat në nevojë pritet të mbështeten nga buxheti i shtetit./   S.M

Të fundit

Nis numërimi mbrapsht për KQZ, Rama cakton orën e finales për listën e PS

Kur numërimi mbrapsht ka filluar drejt orës për të dërguar kandidatët për deputet në PS, mësohet se kur PS...

Rama njofton bashkëpunimin me Microsoft për prokurime publike me AI

Kryeministri Edi Rama tha se në fund të vitit të ardhshëm do të jetë gati modeli i prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale. Kreu i qeverisë...

Nga valët e nxehta te shkrirja e akullnajave/ A po i humbasim oqeanet?

Raporti i tetë i “Shtetit të Oqeanit Copernicus”, i financuar nga Komisioni Evropian dhe prodhuar nga “Mercator Ocean International”, zbulon ndryshime të paprecedentë në...

Do të garojë në lista të hapura, reagon Meta: Nuk e bëra partinë për t’u bërë deputet!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu, një ditë pasi deklaroi se do të garojë në lista të hapura në...

Jepen 530 kredi për shtëpi me 0% interes, ja cilat janë kategoritë që e përfitojnë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për aplikim për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 Punonjës...

Lajme të tjera

Web TV