Këto janë ushqimet që ju ngopin dhe nuk shtoni në peshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzistojnë disa lloje të ushqimeve të cilat sado që i konsumoni nuk shtoni në peshë.

Kjo pasi këto ushqime kanë kalori të nevojshme të cilat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Shikoni më poshtë cilat janë ato ushqime.

1. Smoothie

“Smoothie” është i vetmi lëng që do ju ngopë. Përmban kalori dhe përbërës ushqimorë të nevojshëm dhe që zgjasin. Sa më shumë ta përzieni, aq më shumë do ju ngopë. Kjo, sipas një studimi të Penn State University. Meshkujt që kishin pirë “smoothie” të përzier mbi 5 minuta, konsumuan 100 kalorimë pak në drekë sesa ata që kishin pirë “smoothie” të përzier 1 minutë e gjysmë.

2. Patate të ziera

Patatet e ziera kanë shumë fibra, kështu që mos harroni t’i konsumoni. Gjithashtu, mos harroni që t’i gatuani me lëkurë, pasi aty qëndrojnë vlerat më të mëdha ushqyese. Shoqërojini me kos

3. Mollë dhe dardhë

Ndryshe nga shumica e frutave, mollët dhe dardhat përmbajnë pektinë, një fibër e veçantë që ngadalëson procesin e tretjes dhe bën që të ndiheni të ngopur për më gjatë. Një studim i Harvardit zbuloi se ngrënia e dardhës apo mollës çon në rënie në peshë.

4. Perime me vezë

Vezët kanë shumë proteina dhe proteinat janë ato që të ndihmojnë të ngopesh. Është e mira që të hahen në mëngjes, të shoqëruara me perime. Një studim britanik tregoi se kur vezët hahen në mëngjes, ka shumë mundësi që gjatë ditës t’i rezistosh tundimit për ushqime të pashëndetshme.

5. Tërshërë
Tërshëra përmban shumë fibra që shndërrohen në stomak në një xhel ndalues të tretjes. Gatuajini me ujë ose qumësht dhe vëllimi shtesë që do të marrin i bën edhe më ngopës./ S.M

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV