Çfarë do t’i ndodhte Tokës nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Në Tokë shpërthejnë çdo ditë deri 20 vullkane. Por çfarë do të ndodhte nëse çdo vullkan në Tokë shpërthen njëkohësisht?

A do të arrijë Toka, siç e njohim, të mbijetojë? Shkencëtarët thonë se shansi që çdo vullkan të shpërthejë njëherësh është aq i vogël sa thuajse i pamundur.

Por, çfarë nëse…?

Dy rreziqe të mëdha nga një kataklizëm vullkanik në mbarë botën janë hiri dhe gazet. (Ndërsa shpërthimet dhe vërshimet e llavës do të ishin vdekjeprurës për njerëzit që jetojnë afër vullkanit.)

Një shtresë e trashë hiri do të mbulonte Tokën krejtësisht duke bllokuar depërtimin e rrezeve të diellit. Planeti do të binte në errësirë të plotë, fotosinteza do të shkretohej, të lashtat do të shkatërroheshin, dhe temperaturat do të uleshin jashtëzakonisht  – kjo do të mbizotëronte atmosferën për deri 10 vjet.

Shiu acid do të zhdukte çdo të mbjellë që i kishte mbijetuar mbulimit nga hiri. Gazet vullkanikë me përmbajtje acid klorhidrik, sulfide hidrogjeni dhe dioksid squfurit, do të shndërroheshin në shi acid kur të ngriheshin lart në atmosferë. Pastaj ky shi do të ndotte ujrat burime nëntokësorë dhe sipërfaqe të oqeanit – koralet dhe krijesat detare do të vriteshin, zhdukja do të përfshinte peshqit dhe jetën tjetër në dete.

Është dokumentuar një lidhje e ngjashme mes acidifikimit të oqeaneve, zhdukjes në masë dhe përmbytjeve vullkanike. Për shembull, këto mega-vërshime kanë ndodhur 3 herë në historinë e Tokës; 252 milionë vjet më parë; 201 milionë vjet më parë; dhe 65 milionë vjet më parë.

Por çfarë mund të mbijetonte nga shpërthimi vdekjeprurës vullkanik?

Shkencëtarët thonë se kjo do të sillte epokën e ekstremofileve, organizma që tashmë jetojnë në mjedise jashtëzakonisht acidike

Lexo edhe :  Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Edhe strategjia fanta-shkencë është gjithashtu e mundur: disa njerëzit do të jetonin në bunkerë të thellë nëntokësorë të ndërtuara nga qeveritë dhe të financuara nga miliarderë të pasur, duke pritur derisa atmosfera të pastrohej – në këtë skenar, të vdekurit do të ishin njerëzit më me fat./  S.M

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV