U përfol se Celine Dion është në gjendje të rëndë, reagon e revoltuar motra e këngëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit janë përhapur thashethemet për gjendjen shëndetësore të Céline Dion, sipas të cilave ylli është në karrige me rrota ose po lufton me kancerin.

Ka qenë motra e saj Claudette ajo që ka mohuar thashethemet me deklaratat e saj dhe ka folur për shqetësimin dhe trishtimin e saj nga mënyra se si po trajtohen fjalët e saj nga mediat.

Që kur Céline Dion njoftoi se vuante nga një sindromë e veçantë dhe u tërhoq nga sytë e publikut, ajo është bërë objekt i shumë thashethemeve. Duke qenë se diva e muzikës 55-vjeçare mban një profil të ulët, veçanërisht në rrjetet sociale, po shkakton shqetësim tek fansat e saj duke çuar në dezinformata për gjendjen e saj të vërtetë shëndetësore.

Motra e saj e madhe Claudette vendosi ‘pikat mbi i’ teksa foli për Showbizz.net: “Pse thonë se është në karrige me rrota? Pse thonë se ajo kishte kancer? Pse nuk po i largoni të gjitha këto nga mendja juaj? Nuk është kështu”.

Duke pretenduar se motra e saj e vogël është “mendërisht e fortë” pavarësisht rrethanave, Claudette tha, përpara se të citonte Céline: “Ajo nuk është aspak në depresion, përkundrazi, është shumë e lumtur që është gjallë: ‘Do ta kalojmë këtë, dëgjoj. Çdo gjë që më kërkojnë mjekët do t’i bëj, sepse dua të kthehem, kjo është e sigurt’.”/I.S

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV